Home / Aktualitet / Moti i keq pezullon lundrimet, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari

Moti i keq pezullon lundrimet, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.

Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *