Siguria në vendin tonë vijon të mbetet vetëm një fjalë, e sidomos siguria në shkolla.
Paraditën e sotme mësohet se gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, një nxënës ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se plagosja është kryer me thikë, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se viktima e sulmit është një nxënës i shkollës, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.