Home / Kronikë / U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales, e pëson 27-vjeçari

U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales, e pëson 27-vjeçari

Një 27-vjeçar po hetohet pasi dyshohet se u ka shkruajtur letra me përmbajtje fyese dhe kërcënuese ndaj drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve vendore në Korçë.

Shqetësimet erdhën nga vetë drejtuesit e institucioneve që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme.

Pas verifikimeve u zbulua se i dyshuar është pikërisht 27-vjeçari nga fshati Podgorije, i cili sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Janë referuar materialet në Prokurori për vlerësim për K. K., 27 vjeç, banues në fshatin Podgorije, me probleme të shëndetit mendor, pasi ka lënë në ambientet e katedrales së Korçës, disa letra me shkrime drejtuar përfaqësuesit të katedrales dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *