Home / ⁠Kryesore / FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç. Ai u gjet pa shenja jete, mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Babrrusë në Kamëz.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është konstatura një plagë e shkaktuar me mjet prerë, ku dyshohet si ai është qëlluar me thikë. Hajdar Ismailgeci u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit, pasi ka goditur me thikë Ismajlgecin, dyshohet se ka shkuar në një lokal rreth 300 metër larg vendit të ngjarjes. Ai është parë nga banorët e zonës me njolla gjaku.  Pasi ka qëndruar pak minuta në lokal, ai është larguar dhe ka humbur gjurmët.

Policia tha se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *