Ylli shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të xhiros së dytë në Ligën e Evropës.
Gjatë të enjtes u zhvillua xhiros e dytë e fazës së ligës në Ligën e Evropës, ku shumica e rezultateve ishin të pritshme, teksa pati pak befasi.
Megjithatë, njëra nga fitoret më të mëdha padyshim se ishte ajo e Baselit ndaj Stuttgartit me rezultatin 2-0.
Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri ishin dy lojtarët që i sollën tri pikë klubit zviceran.
Shaqiri është vlerësuar lart për paraqitjen e tij dhe ka përfunduar në formacionin më të mirë të javës nga Sofascore, me notën 8.6.
Pjesë e formacionit të xhiros së dytë ishin edhe yje tjerë si Jhon Lucumi, Iago Aspas dhe Kerem Akturkoglu.