Home / ⁠Politike / Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Do na kushtojnë 306 mln lekë

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Do na kushtojnë 306 mln lekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur detajet për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se procesi do të kushtojë rreth 306 milionë lekë, duke përfshirë ngritjen e 22 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe hapjen e 1428 Qendrave të Votimit.

Sipas të dhënave të referuara nga zgjedhjet e 11 majit, numri i votuesve të pritshëm në këto bashki është 992 mijë qytetarë.

Sakaq, partitë politike kanë nisur përgatitjet për fushatën elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *