Home / Sport / FOTO/ Këta janë kundërshtarët serb të kuqezinjve për sfidën e 11 tetorit, lista e plotë

FOTO/ Këta janë kundërshtarët serb të kuqezinjve për sfidën e 11 tetorit, lista e plotë

Serbi-Shqipëri nuk do të jetë vetëm një nga ndeshjet më të ndezura në histori mes dy përfaqësueseve, por pritet të vendosë se cila prej tyre mund të ëndërrojë për Botërorin 2026.

Pas kuqezinjve, edhe serbët e zyrtarizuan listën.

Trajneri Dragan Stojkoviç i ka çuditur të gjithë me zgjedhjet. Kjo pasi ka rikthyer në ekip Vanja Milinkoviç-Saviç, që mungonte prej Europianit të kaluar.

Ndërkohë mungon ftesa për portierin Mile Svilar, që është pikë e rëndësishme te Roma.

Tre emra janë për herë të parë të ftuar te Serbia.

Bëhet fjalë për Veljko Milosavljeviç, Aleksandar Stankoviç dhe Andrej Iliç.

Ky i fundit është 25 vjeç, ndërsa pjesa tjetër shikohet me perspektivë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *