Home / Kronikë / Korçë/ 14-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

Korçë/ 14-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

Një 14 vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.

Mësohet se ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke e transportuar të miturën drejt spitalit.

E mitura është hedhur nga kati i tretë i pallatit ndërsa u transportua me shenja jete në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Korçë / Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *