Home / Kronikë / Misteri i makinës së shkrumbuar në Tapizë, policia: U përdor në…

Misteri i makinës së shkrumbuar në Tapizë, policia: U përdor në…

Uniformat blu, në vijim të hetimeve për një automjet të djegur të gjetur një ditë më parë në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në zonën e Tapizës, kanë zbuluar se mjeti dyshohet të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur më 3 tetor.

Brenda mjetit tip “Peugeot”, që ishte djegur plotësisht, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, çka ngriti dyshimet për lidhjen e mjetit me një sulm të armatosur të ndodhur në rrugën “Besim Cera” të Fushë-Krujës.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se mjeti është përdorur nga autorët e një sulmi me armë ndaj banesës së shtetasit Q. K., i cili aktualisht jeton jashtë Shqipërisë.

Në murin rrethues të banesës janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga breshëri armësh zjarri.

Ngjarja nuk ishte denoncuar më herët dhe u bë e ditur vetëm pas hetimeve të Policisë.

Policia njofton se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *