Home / Aktualitet / Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

Ministri Ervin Demo, ish kryebashkiak i Beratit, iu përgjigj pyetjeve të gazetares së Piranjave duke i thënë se “Je shumë simpatike!”.

Ndaj kësaj sjellje të ministrit të Ramës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Ata shprehen se një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.

AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.

AGSH i bën thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat.

Reagimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë:

Në lidhje me komentet seksiste të ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon qëndrimin e papërshtatshëm të ministrit të Pushtetit Vendor, z. Ervin Demo, ndaj gazetares së emisionit investigativ “Piranjat”, Luela Gaxhja, të cilës gjatë një pyetje për një çështje me interes publik ai iu drejtua me fjalët: “Je shumë simpatike”.

Ky koment, përbën një sjellje të papranueshme seksiste, e cila tenton të zhvendosë vëmendjen nga pyetja profesionale e gazetares dhe ta reduktojë rolin e saj në terren. Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.

AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.

Ne i bëjmë thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë rolin e gazetarëve si kontrollues të pushtetit dhe garant të transparencës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *