Imer Krrashi është 31-vjeçari që përplasi 7 automjete pranë mbikalimit të Saukut duke plagosur në cift bashkëshortësh që udhëtonin me motor.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës kur tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte 31-vjeçar, pasi kishin informacion se qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.
Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.