Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot djalin e tij i cili mbush 7 vjeç.
Me një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se për faktin që ndodhet në qeli, sot nuk ndodhet pranë djalit për ta përqafuar në këtë ditë të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai.
Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.