Home / Aktualitet / Çmimi Nobel në Mjekësi, ja kush janë 3 shkencëtarët fitues

Çmimi Nobel në Mjekësi, ja kush janë 3 shkencëtarët fitues

Çmimi Nobel i vitit 2025 në Mjekësi iu është dhënë 3 shkencëtarëve për zbulimin se si sistemi imunitar na mbron nga mijëra mikrobe të ndryshme që përpiqen të pushtojnë trupin tonë.

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi do ta ndajnë çmimin “për zbulimet e tyre themelore në lidhje me tolerancën imunitare”, njoftoi Komiteti i Nobelit të hënën në një ceremoni në Stokholm, Suedi.

Laureatët identifikuan “qelizat T rregullatore”, të cilat funksionojnë si rojet e sigurisë së sistemit imunitar dhe parandalojnë që qelizat imune të sulmojnë trupin tonë.

“Zbulimet e tyre kanë qenë vendimtare për të kuptuarit tonë se si funksionon sistemi imunitar dhe pse jo të gjithë zhvillojmë sëmundje të rënda autoimune”, tha Olle Kämpe, kryetar i Komitetit të Nobelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *