Home / Aktualitet / Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit, Kaso: Është shkelur Rregullorja e Kuvendit! Gjiknuri: Nuk jemi në dijeni

Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit, Kaso: Është shkelur Rregullorja e Kuvendit! Gjiknuri: Nuk jemi në dijeni

Në Këshillin e Legjislacionit  opozita ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvenedit, Niko Peleshi. Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka paraqitur një sërë shkeljesh që, sipas tij, përbëjnë bazë të fortë për largimin e Peleshit nga detyra.

“E vetmja vlerë që ka treguar maxhoranca në këto seanca të Kuvendit është forca e numrave. Ka ngritur kartonin dhe ka treguar një unitet jo të pashoq, por atë çka ka ndodhur gjithmonë. Nisma jonë është bërë sepse detyrat që i burojnë kryetarit të Kuvendit janë shkelur. Si ndjekës i zhvillimeve parlamentare, nuk kam parë ndonjëherë një sjellje të tillë,” deklaroi Kaso.

Sipas tij, janë shkelur dispozitat e Rregullores së Kuvendit, gjë që legjitimon kërkesën e opozitës për shkarkim.

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri, kërkoi kohë për shqyrtimin e kërkesës dhe sugjeroi një qasje procedurale.

“Kam një sugjerim të karakterit procedural. Për herë të parë po njihem me këtë kërkesë. I dëgjova ato që tha zoti Kaso, por mendoj se duhet kohë që të caktojmë një relator, nga ana e maxhorancës, për të bërë një relatim të plotë. Më pas, mund të dalim me një mendim të përbashkët ose me dy raporte të ndara. Relatori do ndihmojë në qartësimin e pozicionit të secilës palë,” u shpreh Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *