Home / Aktualitet / Emri/ Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi

Emri/ Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi

Një shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Sipas informacioneve të bëra publike, emri i viktimës është Artur Tushi 44 vjeç, i lindur në Shqipëri.

Sipas mediave vendase, atentati ndodhi pasditen e së dielës në Medelín, në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në El Poblado.

Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima është një burrë me kombësi shqiptare, që kishte në posedim dokumente ekuadoriane.

Autori i vrasjes, i cili lëvizte me motoçikletë, u arrestua në komunën Bello, në veri të Valle de Aburrá. Si motoçikleta, ashtu edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se kreu vrasjen, u sekuestruan.

Hetimet e InSight Crime tregojnë se rrjetet shqiptare janë një aktor kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.

Këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuest e kokainës (si p.sh. disidentët e FARC ose Los Urabeños në Kolumbi) me qëllim që të sigurojnë çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *