Home / Kronikë / Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi është nga Venezuela

Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi është nga Venezuela

Mediat e Medelinit në Kolumbi raportojnë personi që u ekzekutua sot është shqiptari Artur Tushi, i cili kishte edhe nënshtetësi ekuadoriane.

Krimi ndodhi në mes të ditës, në një zonë ekskluzive të qytetit, shumë pranë një qendre tregtare.

Sipas medieve, Artur Tushi po shkonte tek apartamenti i tij kur u qëllua nga një person që më pas u arratis me një motoçikletë të fuqishme.

Fakti që Tushi ishte pranë apartamentit, sugjeron se vrasësi me pagesë i dinte lëvizjet e tij.

Sipas portaleve kolumbiane, shqiptari u godit disa herë, ndërsa në trup ka të paktën 11 plumba, kryesisht në gjoks dhe në anë.

Një grua, që fillimisht u raportua se ishte me Tushin, u plagos. Mediat thonë se ajo ishte një kalimtare e rastësishme dhe aktualisht gjendet në spital në gjendje stabël.

Autori i krimit, që sipas medieve ishte një vrasës me pagesë, u arrestua më vonë. Ai është një 35-vjeçar nga Venezuela.

Mediat raportojnë se ai u arrestua me shpejtësi për shkak të sistemit të kamerave që është vendosur në qytet.

Policia gjeti edhe armën e krimit. Mësohet se autori i krimit ishte i njohur për policinë pasi kishte rekorde kriminale për plagosje dhe posedim droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *