Home / Kronikë / Dhunuan efektivin e policisë, gjykata jep vendimin për djemtë e Valbona Selimllarit

Dhunuan efektivin e policisë, gjykata jep vendimin për djemtë e Valbona Selimllarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Deni Selimllarin, djalin e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari. Ndërkohë, djali tjetër, Kejn Selimllari është lënë në masën “detyrim paraqitje”.

Ata u arrestuan pak ditë më parë pasi goditen një efektiv policie. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Të dy vëllezërit u arrestuan pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ata thyen kamerën e sigurisë dhe dëmtuan derën e dhomës së ndalimit.

Sipas policisë, përveç dhunës fizike, vëllezërit kanë kanosur edhe punonjës të tjerë të policisë.

V E N D O S I :

Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasve D. S.dhe K. S. si të dyshuar për kryejen e veprave penale të “Goditje për shkak të detyës”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim prone me dashje”, parashikuar nga nenet 237/3, 238/3, 150 dhe 25, të Kodit Penal.

Caktimin e masës sigurimi me karakter shtrëngues ndaj shtetasit D. S., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj të arrestuarit K. S..

Detyrohet i arrestuari K. S. që në zbatim të këtij vendimi gjyqësor të paraqitet, pranë oficerit të policisë gjyqësore të martën e parë të cdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit K. S. nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale apo për ndonjë dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm , duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.

-U shpall në Tiranë sot më datë  06.10.2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *