Është vënë në pranga mjeku Roland Xhaxho për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Mjeku është arrestuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Po ashtu, janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për “vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim”.
Arrestimet u kryen pas përgjigjes së ekspertizës mjeko-ligjore që mbërriti disa javë më parë nga Italia.
Brian Spahiu humbi jetën në tetor të vitit 2025, pas një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën private të Roland Xhaxhos.
Familjarët e kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.
Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.
Familjarët deklaruan se mjeku kishte injektuar narkozë në dozë të lartë, ndërsa Xhaxho tha se fëmija kishte pasur probleme me zemrën dhe nuk ishte vënë në dijeni