Home / ⁠Kryesore / Vrasja e gjyqtarit, reagon Rama: Të jepet përgjigje ekstreme ndaj agresorit

Vrasja e gjyqtarit, reagon Rama: Të jepet përgjigje ekstreme ndaj agresorit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i qëlluar në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit pasi ka përfunduar seancën gjyqësore. Autor është Elvis Shkambi, për të cilin, gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër në gjykatë.

Reflektim i menjëhershëm për sigurinë brenda gjykatave, është problemi që Rama ka ngritur ndërsa vijon të thotë se kjo ngjarje është argumenti më i pakundërshtueshëm për të mbështetur një shtrëngim të ndjeshëm në Kodin Penal të dënimit për mbajtjen e armëve pa leje.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe.

Agresioni kriminal ndaj gjyqtarit padyshim kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon reflektim mbi sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, i cili, përveçse kërkon pajisje të caktuara teknologjike sipas ligjit, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje midis policisë private në emër të pavarësisë gjyqësore!

Ndërkohë, besoj se kjo ngjarje tragjike është argumenti më i pakundërshtueshëm për të mbështetur një shtrëngim të ndjeshëm në Kodin Penal të dënimit për mbajtjen e armëve pa leje dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për lojëra me afate në dëm të mbrojtjes nga zjarri i armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë reflektim mbi lehtësinë me të cilën mbajtja e armëve pa leje trajtohet rregullisht në procedurat gjyqësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *