Home / ⁠Politike / Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar këtë ngjarje si një shfaqje të dobësisë së sistemeve të sigurisë dhe një goditje ndaj themeleve të shtetit ligjor.

Salianji thekson se dhuna brenda një institucioni të drejtësisë është më shumë se një krim i rëndë, pasi tregon dështimin e institucioneve për të mbrojtur magjistratët dhe qytetarët.

Ai shton se kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe veprime të vendosura nga autoritetet.

Dhuna ndaj magjistratëve është një tragjedi për familjet dhe kolegët, por gjithashtu një sinjal i qartë se institucionet nuk po përmbushin detyrën më themelore: të sigurojnë rendin dhe të mbrojnë qytetarin dhe ligjin”, shkruan Salianji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *