Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, e cila për t’u shfajësuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, tha se Policia e Shtetit nuk ka asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave.
Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se ky është një prej rasteve kur ajo nuk duhet të fliste, por sipas tioj, heshtja kërkon guxim. Ai thekson se Albana Koçiu është e vetmja ministre e Rendit, për të cilën i thanë se nuk ka punë as me Policinë as me Rendit, por me vendosjen e numrave në adresat e shtëpive.
Sipas gazetarit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë janë caktuar bandat dhe krimin dhe një zyrtar që e pranon këtë gjë s’ka më dinjitet. Ai thotë se kjo është një lojë fjalës, sikur përgjegjësi bie mbi policinë private të “Illyrian Guard”, por që sërish e “polli” reforma e ndritur e Qeverisë.
Reagimi i plotë:
Heshtja kerkon guxim te madh
Kjo eshte ministrja e vetme e rendit ne bote, qe i thane ti me policine dhe rendin s’ke pune. Do merresh vetem me te vene numrat e adresave ne shtepite e miletit.
Kjo u caktua ministre thjesht dhe vetem se e do puna qe te kete nje minister rendi ne qeveri. Nuk u vendos qe te mbaje rendin dhe sigurine publike. Sepse per te ruajtur rendin jane caktuar bandat dhe krimi. Me pak fjale, zonja eshte emeruar pergjegjese e adresave.
Nje zyrtar qe pranon kete, dinjitetin e ka hedhur me kohe ne h*le. Por pavaresisht kesaj, robi gjen force te mos flase ne disa raste. Ky eshte njeri prej tyre.
Nuk ka pergjegjesi policia-thote. Dhe bejne lojra fjalesh qe gjasme te kuptohet sikur ishin disa private te sigurise aty, qe e lejuan kete. Po pse Garden e Ilirianeve kush e polli? Ishte reforma e madhe e shefit tend te ndritur.
Shkuan moren disa pensioniste te pshurrur aty dhe e shiten si reforme te madhe. Ja ku jane frytet.
Po c’pune ka shteti dhe c’pune ke ti me sigurine publike, sigurine e gjykatave, sigurine e rrugeve moj? Si te keni ju pergjegjesi per sigurine e gjykatave? Ju s’keni pergjegjesi per asgje.
Ah po. Vetem nje pergjegjesi keni. Plackitjen pa meshire. Keshjtu qe mblidh ato qe ndave tek ministria e Shendetesise. Ose me sakte ato qe ndau ai, qe caktove ti si pergjegjes per ndarjen e llokmave.
Sepse ndodhen cudira aty. Ndaheshin tenderat e ministrise se shendetesise skutave dhe zgeqeve te Tiranes. Se ketu s’po ka me as turp.
Por heshtni te pakten.