Vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në kryeqytet u kthye në një ndër titujt kryesor të mediave ndërkombëtare.
CNN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportoi ngjarjen në artikullin e saj duke treguar dinamikën e sulmit dhe arrestimin e autorit.
“Associated Press” kishte titull kryesor të artikullit të saj mbi ngjarjen e rëndë në kryeqytet “Gjyqtari qëllohet për vdekje në Sallën e Gjyqit”.
Britanikja “The Guardian” shkroi mbi arrestimin e autorit ndërsa theksoi se ngjarja ndodhi brenda asaj që quhet dhoma e drejtësisë siç është gjykata.
“Al Jaazera” solli në artikullin e saj reagimin e menjëhershëm të presidentit dhe Kryeministrit që dënuan aktin dhe kërkuan masa më të rrepta sigurie dhe denim maksimal për autorin.
“Shqipëria në shok, gjyqtari vritet në sallën e Gjykatës”, ishte titulli i medias greke “Protothema”.
Të gjithë mediat ndërkombëtare kanë theksuar në artikujt e tyre reformat gjithëpërfshirëse gjyqësore që kanë përfshirë vendin tone reforma këto të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se këto reforma kanë sjellë edhe një sere cështjesh të prapambetura në gjykatë të cilat janë vonuar për vite me radhë.