Home / ⁠Kryesore / “Martoj vajzën dhe jam i lumtur, mezi e pres atë ditë”, zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur, mezi e pres atë ditë”, zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja

Shqipëri u trondit dje  nga një ngjarje tepër e rëndë, ku brenda sallës së gjyqit u vra me armë zjarri gjyqtarit, Astrit Kalaja.

Ai u qëllua nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë një gjyqtar ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”, kanë qenë fjalët e gjyqtarit të ndjerë.

VRASJA

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë  e bir.

Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *