Gjykata e Apelit ka mbyllur sot dyert për seancat gjyqësore, pas ngjarjes së rëndë ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit.
Kolegët e gjyqtarit të ndjerë kanë vendosur lule në vendin ku u vra Kalaja një ditë më parë.
Gjyqtari u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, fill pasi Kalaja shpalli vendimin për një çështje pronash ku Shkambi ishte palë e përfshirë.
Të plagosur mbetën edhe babë e bir nga pala tjetër e çështjes.