Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autoit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka kërcënuar togat e zeza që do të gjykojnë Elvis Shkambin për ngjarjen.
Shkambi ka deklaruar për mediat se çdo gjyqtar që dënon nipin e tij, do të ketë fatin e Astrit Kalasë, do të përballet me plumba.
“Nëse dënojnë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtari që do e dënojë do përballet me plumba. Ka 13 vite që i shkojmë kryeministrit. Na e jepni pronën që e kemi ble. Dhe me mua ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë. Ja kemi ble shtetit, ose me na çu në burg”, shprehet xhaxhai i Elvisit.