Home / ⁠Kryesore / Ekzekutimi mafioz i biznesmenit në Tiranë/ Bujar Nasufi u vra për 30 mijë EURO, ja kush ishin POROSITËSIT e vr*sjes!

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit në Tiranë/ Bujar Nasufi u vra për 30 mijë EURO, ja kush ishin POROSITËSIT e vr*sjes!

Përplasja për një pronë në Selitë dyshohet se është motivi i ekzekutimit mafioz të biznesmenit Bujar Nasufi, i vrarë në janar të këtij viti në sy të bashkëshortes.

Trualli i banesës, që dikur i përkiste babait të tij dhe ishte shitur tek familja Xhani, komshinjë e tyre, vijonte të figuronte në emër të Nasufit.

Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, duke ndezur konfliktin mes dy familjeve.

Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin, vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Ata akuzohen se qëndrojnë pas porositjes së eliminimit të 56-vjeçarit, i cili u qëllua teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij.

Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. I maskuar si shpërndarës picash dhe i veshur me rroba të zeza, ai qëlloi disa herë me armë zjarri dhe më pas dogji motorin dhe armën e krimit, të cilat u gjetën nga policia.

Hetuesit vijojnë punën për të zbuluar identitetin e autorit.

Ndërkohë, vëllezërit Xhani nuk janë të panjohur për autoritetet.

Vetëm pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një operacion të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalzit, nën shoqërinë e personazheve të botës së krimit.

Përveç porosisë së dyshuar për vrasjen e Nasufit, ata janë të akuzuar edhe për përfshirje në ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht 2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *