Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnate në Kamëz.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat, Xhelal Mziu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjajres, ndërsa polica po punon për të identifikuar dhe vënë në pranga autorin.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.