Home / Sport / Mourinho prezantohet te Benfica, por ka një pendesë: Bëra gabim që shkova te Fenerbahce

Mourinho prezantohet te Benfica, por ka një pendesë: Bëra gabim që shkova te Fenerbahce

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është rikthyer në vendlindje dhe është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Benficës, vetëm pak ditë pas largimit nga Fenerbahçe.

Në konferencën për prezantim, Mourinho nuk e fshehu pendimin për aventurën në Turqi.

“Bëra gabim që shkova te Fenerbahce. Duke menaxhuar Benfican, tregon se po kthehem te niveli im. Dhe niveli im është që unë të jem trajner i klubeve të mëdha të botës”, u shpreh ai.

Ndeshja e parë zyrtare e tij do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, klub me të cilin ai ka fituar dy herë Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *