Home / ⁠Kryesore / I shërbente Suel Çelës, lirohet nga qelia ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu

I shërbente Suel Çelës, lirohet nga qelia ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e cila ka paeluar disa herë masën e arrestit në burg.

Pajtime Fetahu akuzohet se ka shërbyer si një vegël në duart e grupit kriminal të Suel Çelës, duke lehtësuar lirimin nga burgu apo uljen e dënimeve për anëtarët e tij.

Në një bisedë në aplikacionin Sky Ecc, Çela ka folur me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila kërkoi nga banda t’i sillte një telefon me Sky Ecc që e mbante vajza e saj Megi Fetahu.

Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të shtetasit Astrit Sinanaj, i cili kishte vendosur një sasi tritoli njërit nga miqve të Suel Çelës.

Banda kërkonte me ngulm që Astrit Sinanaj të merrte dënimin maksimal me 25 vjet. Po ashtu, në dosjen e SPAK zbardhen bisedat se si ajo shpërblehej me para në këmbim të ndërhyrjeve që ajo bënte në favor të grupit kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *