Home / Sport / Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

Lufta e hapur mes Jose Mourinho dhe ish-klubit të tij, Fenerbahçes, duket se nuk njeh fund.

Palët kanë shkëmbyer akuza e batuta gjatë ditëve të fundit dhe gjithçka është përkeqësuar ndjeshëm pasi Mourinho firmosi për Benfikën, ekipin që eliminoi skuadrën turke nga Liga e Kampioneve.

Në prezantimin e tij, Mourinho e shtoi dozën e akuzave, duke deklaruar se kishte gabuar duke shkuar te Fenerbahçe “pasi nuk ishte në lartësinë e tij” dhe se e “kishte kuptuar gabimin” duke u kthyer te Benfika që ishte klub i një niveli të lartë.

Presidenti i klubit turk, Ali Koç, nuk ka vonuar t’i përgjigjet trajnerit portugez. “Largimi i Mourinhos ishte i vështirë, pasi ishte si një anëtar i familjes. Por të thotë që ardhja këtu ishte gabim, është një deklaratë që zhvlerëson një trajner të këtij niveli.

Të gjithë lojtarët tanë që kishin shkëlqyer në sezonin e 99 pikëve, regjistruan rënie. Kerem Aktyrkoglu shënoi golin vendimtar, humbja jonë nuk është faji i tij:”, tha Koç duke iu kundërvënë Mourinhos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *