Home / Sport / Probleme për Marash Kumbullën, nuk stërvitet me Majorkën

Probleme për Marash Kumbullën, nuk stërvitet me Majorkën

Marash Kumbulla u rikthye sërish në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së verës, por tashmë duke luajtur me fanellën e Majorkës.

Mbrojtësi i Kombëtares, ka zënë një vend titullari në skuadrën e tij, por ditët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë pasi një ngarkesë e madhe në stërvitje, i ka sjellë një dëmtim në kofshë.

Mbrojtësi nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën e tij për shkak të këtij dëmtimi dhe ditët në vazhdim, do të shihet gjendja fizike para se të rrezikohet për ndonjë dëmtim më të rëndë.

Kumbulla luajti sezonin e fundit me Espanjolin në Spanjë, duke u kthyer më pas te Roma pas huazimit e më vonë, firmosi me Majorkën, aty ku gjen Muriqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *