Home / Aktualitet / Konsumuan karamele me kan*bis, si paraqitet gjendja e 3 vajzave të mitura në Korçë

Konsumuan karamele me kan*bis, si paraqitet gjendja e 3 vajzave të mitura në Korçë

Gjendja shëndetësore e e tri motrave të mitura në Korçë, të helmuara nga karamelet me esencë kanabisi po shkon drejt përmirësimit.

Vajzat 3, 7 dhe 11-vjeçare, të cilat u shtruan pak ditë më parë në gjendje të rëndë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substancën narkotike cannabis sativa, paraqiten më e mirë, shkruan A2CNN.

Burime nga shërbimi pediatrik i spitalit rajonal të Korçës konfirmojnë për se vajzat 7 dhe 121-vjeçare ndodhen tashmë jashtë rrezikut dhe në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë, edhe motra më e vogël, vetëm 3 vjeçe, është stabilizuar, por vijon të mbahet nën kujdes të posaçëm nga mjekët e reanimacionit.

Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri të miturat, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit të produkteve të ëmbla që dyshohet se përmbanin përbërës narkotikë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si karamelet përfunduan në duart e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *