Home / ⁠Kryesore / Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një reklamë anësore, duke shkaktuar pasojë fatale për dy persona të së njëjtës familje.

Sipas informacioneve zyrtare, automjeti drejtohej nga shtetasi Valentin Bluda, 32 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ndërroi jetë në vend. Tragjedia është thelluar edhe më shumë pasi si pasagjer në automjet udhëtonte babai i tij, Nikoll Bluda, 76 vjeç, i cili po ashtu ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Grupi hetimor po kryen veprimet e para procedurale, ndërsa pritet të përcaktohet nëse aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia, lagështia e rrugës apo ndonjë defekt teknik.

Ky aksident i rëndë ka sjellë një atmosferë të rënduar në zonë, ku banorët janë shprehur të tronditur nga lajmi i humbjes së jetës së babë e bir brenda pak çastesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *