Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Durrës.
Një automjet, për shkak të shpejtësisë dhe errësirës, është përplasur me barrierat anësore të mbikalimit tek ura e Dajlanit.
Për pasojë, makina është përmbysur në rrugë.
Nga aksidenti nuk ka pasur pasoja për jetën.