Home / Aktualitet / Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin në vija të bardha

Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin në vija të bardha

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit. Një 60-vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vizat e bardha.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur, apo dhe shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *