Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Freskut, ku është përfshirë nusja e futbollistit të Kombëtares, Jasir Asani.
Përplasja ka qenë kokë më kokë me një automjet tip Benz.
Fatmirësisht, nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.