Home / Kronikë / Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë

Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë kryqëzimit të fshatit Kashtëbardhë, ku dy automjete, një tip ‘Audi’ dhe një ‘Skoda’, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur barrierat anësore të rrugës.

Sipas burimeve paraprake, në automjetin tip ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh, ndërsa në ‘Skoda’-n, ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë tre personat në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe sigurimin e zonës.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi, por grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *