Home / Kronikë / Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

Një aksident masiv automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet nga fotoja e mësipërme, pranë automjeteve të aksidentuara shfaqet edhe ambulanca, ç’ka hedh dyshime për të plagosur nga ky aksident.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *