Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Fier – Cakran. Tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëra – tjetrën.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.