Home / ⁠Sociale / Apeli i mjekëve: Mos i neglizhoni virozat, bëhen shkak për shpërthimin e sëmundjeve

Apeli i mjekëve: Mos i neglizhoni virozat, bëhen shkak për shpërthimin e sëmundjeve

Virozat dhe viruset në qarkullim, qoftë COVID-i i cili po predominon në këtë periudhë, por edhe rastet e gripit më vonë, mund të bëhen shkak për shpërthimin e një sëmundjeje autoimune, e cila mund të mos ishte zgjuar kurrë.

Mjekët thonë se ka një rritje të rasteve me sëmundje autoimune, të cilat shpjegohen me dëmtime të indit lidhor, apo kur sistemi imunitar lufton organet e veta.

Një ndryshim i lehtë i temperaturave shkakton te shumë persona dhimbje të muskujve.

Mjekët theksojnë se asnjë gjendje virale nuk duhet neglizhuar dhe duhet të kujdesemi për rritjen e imunitetit.

Sëmundjet autoimune prekin moshat e reja, duke filluar që nga ajo 17 vjeç.

Sëmundjet imunitare mund të jenë: artrit reumatoid, skleroderma, të cilat lidhen me lëkurën, enët e gjakut apo tendinat; Hashimoto – kur preket indi i gjëndrës tiroide; skleroza multiple, apo sëmundje celiake të sistemit gastrointestinal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *