Ish-ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur në GJKKO. Mësohet se Mazniku është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D.
Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë u thirr në seancën në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit nga SPAK.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili po ashtu dëshmoi në seancë pak ditë më parë, e ka quajtur Maznikun “arkitekt të skemës korruptive 5D”.
Deputeti demokrat ishte denoncuesi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës, mes të cilëve, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha etj dhe ka deklaruar para gjykatësve se nga përllogaritjet e tij me skemën e dosjes 5D, janë vjedhur rreth 25 milionë dollarë.