Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur babë e birë (palë në procesin gjyqësor), Ragip dhe Ervis Kurtaj, mësohet se dy të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy të plagosurit, ndodhen në spitalin e Traumës, por fatmirësisht në gjendje të mirë.
Ragip Kurtaj iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa djali i tij ka marr plagë në dorë.
Ata po qëndrojnë në spitalin e Traumës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.