Home / ⁠Politike / Begaj zbaton urdhërin e Ramës, dekreton zgjedhje në shkelje të Kushtetueses

Begaj zbaton urdhërin e Ramës, dekreton zgjedhje në shkelje të Kushtetueses

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të mërkurë zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se është dekretuar data “9 Nëntor” për zgjedhje të pjesshme në bashkitë Vlorë, Mat, Tepelenë, Cerrik, Berat dhe Tiranë.

Në rastin e Tiranës, zgjedhjet janë dekretuar në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, kjo pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij pak ditë më parë, me pretendimin se ishte në kundërshtim me ligjin.

Por ashtu sikurse nuk u prit afati për ankimimin, ashtu nuk është pritur edhe vendimi i gjykatës duke dekretuar kështu zgjedhje në shkelje të Kushtetueses.

Vetëm pak orë më parë në një deklaratë publike, Veliaj lëshoi një sërë akuzash të koduara teksa u shpreh se ky është vetëm fillimi i rrëfimit të tij të parë nga një seri rrëfimesh që do të vijnë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *