Home / ⁠Kryesore / Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, turisti gjerman niset drejt spitalit

Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, turisti gjerman niset drejt spitalit

Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.

Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital.

Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit.

“Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *