Home / ⁠Politike / “Burri nuk më foli”, Manastirliu tregon reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Si ka mundësi nuk të pyeti?

“Burri nuk më foli”, Manastirliu tregon reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Si ka mundësi nuk të pyeti?

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit “Flasim”, u ndal te reagimi i familjes së kandidates për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, pas shpalljes që u bë në asamblenë e Partisë Socialiste.

Edi Rama: A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?
Ogerta Manastirliu: Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë.
Edi Rama: Jo, jo, nuk dua të futem në detaje; thjesht doja një impresson, më shumë për të privilegjuar ata që po na ndjekin akoma dhe nuk besoj se janë mërzitur, sepse thuhet “bisedë ekskluzive”, “intervistë ekskluzive” etj. Por unë, p.sh., 85% të gjërave që dëgjova këtu, si i dija as vetë.
Ndërkohë, dua ta mbyll… Dakord, në rregull, pse s’të tha? Përgjigjja pse s’të tha: nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta. Por, përtej kësaj dhe përtej momentit të parë, ti vetë si e ndjen këtë barrë mbi supe?
Ogerta Manastirliu: E para, Kryeministër, mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian. Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *