Home / Sport / Carvajal pezullohet me dy ndeshje, do të mungojë ndaj Juventusit në Champions

Carvajal pezullohet me dy ndeshje, do të mungojë ndaj Juventusit në Champions

Dani Caravajal është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që e mori kundër Olympique Marseilles në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions, e cila ishte zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, e fituar 1-0 nga Real Madridi.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll e kishte marrë kartonin e kuq pasi e kishte goditur me kokë portierin kundërshtar, Rulli.

Me këtë pezullim, Carvajal do të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Kairat Almaty, plus në atë ndaj Juventusit, megjithëse edhe ashtu nuk është në dispozicion shkaku i lëndimit të pësuar kundër Atletico Madridit.

33-vjeçari po e priste vendimin disiplinor pasi rrezikonte deri në tri ndeshje, por në fund UEFA e zgjodhi një dënim mesatar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *