Home / Sport / Dëmtohet sulmuesi i Arsenalit, në dyshim për ndeshjen e Anglisë me Shqipërinë

Dëmtohet sulmuesi i Arsenalit, në dyshim për ndeshjen e Anglisë me Shqipërinë

Probleme për lojtarin anglez të Arsenal, Noni Madueke, i cili për shkak dëmtimi do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.

Nëse prognoza fillestare konfirmohet, Madueke nuk do të kthehet në aksion deri në nëntor.

Sulmuesi pritet të humbasë ndeshjet e ardhshme të Anglisë kundër Uellsit dhe Letonisë, ndërsa është në dyshim edhe për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë në mesin e nëntorit.

Arsenali përballet me Sunderland më 8 nëntor në Premier League dhe nëse futbollisti nuk ia del të rikuperohet deri atëherë, ai mund të kthehet për derbin e Londrës veriore kundër Tottenham më 23 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *