Home / ⁠Politike / Deputeti i PD-së i “gjen” burrë ministres robot, i blen edhe “pajën”

Deputeti i PD-së i “gjen” burrë ministres robot, i blen edhe “pajën”

Deputeti demokrat Samir Korreshi ka mbërritur në seancën e sotme plenare me “pajë” dhe “bashkëshort” për ministren e Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Ligjvënësi demokrat u shfaq në oborrin e Kuvendit me një njësi qëndrore dhe dhuratë për ministren, e cila përfshinte një katravec me bateri.

“Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do ti kërkojmë dorën”, tha ai me ironi, referuar njësisë qëndrore të kompjuterit.

Pjesë nga deklarata me gazetarët:

Saimir Korreshi: Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do ti kërkojmë dorën

Mos ndoshta nuk do që të martohet me demokrat?

Saimir Korreshi: M.q.s ka 15 vite që nuk punon ky i shkreti, thashë hajt ta provojë njëherë me Diellën.

Si e ka emrin?

Saimir Korreshi: Delli! M.q.s shoku kryeministër do që të tallet me shqiptarët, ne i gjejmë dhe burrin, do shtohet dhe me kalamaj. Kam marrë edhe pajë me vete.

Çfarë dhurate ke marrë?

Saimir Korreshi: Është dhurata për t’i kërkuar dorën Diellës. Mos u mërzisni një sekondë, kjo është dhuratë specifike për ‘Diellën’, bllok baterie kur ti ikin dritat. Ta ketë, mos te vijë vërdallë rrotullamja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *