Home / Kronikë / Detaje nga operacioni në Durrës, arrestohet vëllai i “Rrumit”! Masa sigurie edhe për Avdylajt e Shijakut

Detaje nga operacioni në Durrës, arrestohet vëllai i “Rrumit”! Masa sigurie edhe për Avdylajt e Shijakut

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni blic i zhvilluar në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se pas vëllait të deputetit të PS-së, është arrestuar dhe vëllai i Aleksandër Lahos i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Nga kontrollhet e ushtruara vetë “Rrumi” nuk është gjetur në banesë, as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arjan Ndoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *