Home / Kronikë / Dhunuan Klea Prengën, paraqiten sot në gjykatë motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, paraqiten sot në gjykatë motrat Berisha

Dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela janë paraqitur në gjykatë, ku sot pritet vendimi ndaj tyre për plagosjen e Klea Prengës.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”, për plagosjen e 26-vjeçares Klea Prenga, që ndodhi gjatë verën e vitit të kaluar. Në rast se shpallet fajtore dhe pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të ulet në 2 vite burg.

Për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove, që gjithashtu mund të ulet në 2 vite në rast të një gjykimi të shkurtuar.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *